#shba #hetime #donaldtrump #uck
Xhek Smith, kryeprokurori i Gjykatës Speciale të Hagës për krimet e dyshuara të UÇK-së emërohet mbikqyrës i pavarur i hetimeve penale që po kryen Departamenti Amerikan i Drejtësisë ndaj ish-Presidentit Donald Trump.
Bëhet fjalë për dy hetime penale. I pari synon të zbulojë nëse Trump la pa dorëzuar dokumente sekrete në Arkivën Kombëtare, pasi la mandatin e presidentit, ndërsa i dyti përpiqet t’i japë përgjigje pyetjes nëse ish-presidenti kishte dijeni për sulmin e 6 Janarit 2021 të mbështetësve të tij ndaj Kongresit.
Smith do të vendosë nëse Trump do të përballet apo jo me një proces penal, çka mund t’i rrezikojë atij edhe kandidimin nga radhët e republikanëve për një mandat të dytë presidencial në zgjedhjet e 2024-ës, ambicje të cilën ish-presidenti e shpalli publikisht 3 ditë më parë.
Përpara mbështetësve të tij në Florida, Trump e quajti vendimin si marrëveshje të manipuluar dhe abuzim me pushtetin.
Ndërsa vetë Smithin e etiketoi si “ekstremist super të majtë”. Emërimi i tij u bë nga Prokurori i Përgjithshëm Merrik Garlend, pasi Kushtetuta amerikane parashikon emërimin e një këshilltari special kur ka konflikt interesi.
Në rastin konkret Departamenti i Drejtësisë i drejtuar nga demokratët po heton një ish-President republikan.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/u0Um7Myc31A/maxresdefault.jpg)