Shqipëria është në listën e vendeve që kërcënohen më shumë nga fenomeni i përkeqësimit të kushteve të punës dhe të pagave për punonjësit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar alarmin se kombinimi i ngadalësimit të rritjes ekonomike me inflacionin do të detyrojë shumë punonjës në mbarë botën që përgjatë këtij viti të pranojnë vende pune më pak të paguara.
Sipas OKB-së, vendet më të prekura do të jenë ato me të ardhura të ulëta, apo të mesme. Në këto kategori përfshihet edhe Shqipëria. Eurostat publikoi javën e kaluar të ardhurat mediane, sipas të cilave shqiptarët janë të fundit në Europë përsa u takon parave që u ngelin nga paga, apo të ardhura të tjera.
Metodologjia e Eurostat përllogarit këto të ardhura pasi i zhvesh nga të gjitha detyrimet, si taksat, shpenzimet e pagesat e tjera të domosdoshme.
OKB thotë se ngadalësimi ekonomik dhe inflacioni në nivele të larta në të njëjtën kohë nuk regjistroheshin prej viteve ’70 të shekullit të kaluar. Ndërkohë, në rastin e vendit tonë, Banka e Shqipërisë thotë se i ka ndërmarrë të gjitha mjetet kryesore për frenimin e inflacionit, duke iu referuar normave të interesit.
Inflacioni në dhjetor, sipas INSTAT ishte 7.4 për qind, duke vijuar uljen pas pikut prej 8.1 për qind që regjistruar në muajt gusht e shtator. Banka e Shqipërisë parashikon që frenimi i rritjes së çmimeve të vijojë gradualisht për të mbërritur në nivelin 3 për qind brenda gjysmës së parë të këtij viti. 3 për qind konsiderohet nivel neutral i inflacionit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#OKB#TopChannel
Ещё видео!