Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Besimtarët ortodoksë në kryeqytet kremtuan mbrëmjen e të shtunës festën e Pashkës. Me qirinjtë e lutjes në duar që simbolizojnë ditën e përjetshme, ata mbushën katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Gjatë liturgjisë së shenjtë që u mbajt nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, të pranishëm ishin qindra besimtarë. Kryepeshkopi Janullatos dha mesazhet e tij me urimin që besimtarët ortodoksë do të mund të marrin dritë nga drita e Perëndisë. Pas meshes, besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezëve së Pashkës, ndërkohë që morën flakën e shenjtë, e që sipas traditës dërgohet në familje për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë. Pashka është dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë, e cila ka simbolet e saj si veza e kuqe, buka e ëmbël, flaka e shenjtë dhe mishi i qengjit. Kjo festë përkujton kryqëzimin e Jezusit dhe ringjalljen e tij tre ditë më pas, një nga momentet më të rëndësishme në historinë biblike.
Ещё видео!