Rusia ka lëshuar një fletarrestim për Yulia Navalnayan, pasi e akuzon figurën opozitare në mërgim për pjesëmarrje në një “organizatë terroriste”.
Një gjykatë ruse ka miratuar “kërkesën e hetuesve dhe ka vendosur për masa parandaluese në formë të paraburgimit për dy muaj”.
Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj, Aleksei Navalny, kundërshtarit kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vdiq në një burg në Arktik në shkurt.
Pas lajmit për fletarrestim, ajo reagoi duke e cilësuar Vladimir Putinin vrasës dhe kriminel lufte. Ai e ka vendin në burg, tha Yulia.
Organizatat e Navalnyt janë të jashtëligjshme në Rusi, janë shpallur “ekstremiste” dhe gjenden në listën e “terrorizmit” të shtetit.
Navalnaya, me profesion ekonomiste, qëndroi pranë bashkëshortit të saj i cili organizoi protesta masive në Rusi dhe u largua nga Rusia bashkë me bashkëshortin për t’u trajtuar nga një helmim më 2021, duke e ditur se me t’u kthyer ai do të arrestohej.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#YuliaNavalnayan#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/u7GNu3MaLME/maxresdefault.jpg)