Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Masakrohen dy pjesëtarë të tjerë të fisit Haklaj. Elez Haklaj bashkë me të birin Cenën është ekzekutuar në orën 7:30 të ditës së sotme, vetëm pak metra larg spitalit të Bajram Currit. Një ndër njerëzit e akuzuar për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, i përfshirë në grupin e dytë të të pandehurve, u qëllua nga disa persona të armatosur dhe me maska, ndërkohë që po dilnin nga shtëpia e tyre në të dalë të qytetit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, akoma nuk është bërë e ditur asnjë hollësi lidhur me autorët. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, i pohuan policisë, se atentatorët janë afruar pranë dy viktimave dhe kanë hapur zjarr me breshëri automatiku, duke i lënë të vdekur në vend. Megjithëse ata janë përpjekur të vetëmbrohen ka qenë krejt e pamundur pasi atentatorët kanë vepruar me shpejtësi.
Elez Haklaj, plaku më i vjetër i fisit të njohur të Tropojës 80 vjeçar, xhaxhai i Fatmir Haklaj, ishte shpallur në kërkim nga prokuroria që një vit më parë dhe ishte një ndër njerëzit e akuzuar për grupin e dytë të procesit Hajdari, si bashkëpunëtor në këtë krim. I biri i tij Cena, mësues në shkollën e qytetit është edhe viktima e dytë e këtij atentati, që ka tensionuar sërish situatën në veri të vendit.
Menjëherë pas ngjarjes Ministria e Rendit ka nisur në drejtim të Tropojës, forca të tjera speciale, ndërkohë që policia lokale është vënë në kërkim të autorëve ende enigmatik. Identifikimi i autorëve ka qenë krejt i pamundur, pasi vrasësit, që mendohet të kenë qenë tre, ishin të maskuar, ndërkohë që makina me të cilin udhëtonin ka qenë pa targa. Hetimet e para tregojnë për një hakmarrje megjithëse nuk përjashtohen edhe pistat e tjera./tvklan.al
Gazetar – Patrik Sadikaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/uEu2GByNKlw/maxresdefault.jpg)