Arrestimi i një serbi të dyshuar për krime lufte në Kosovë, i quajtur Dragisha Millenkoviç, ka sjellë një valë protestash fare pranë Prishtinës, më saktë në Graçanicë.
Me qindra qytetarë të ndarë në grupe kanë protestuar pranë stacionit policor në Graçanicë duke bllokuar për disa kohë edhe rrugën kryesore që lidh Prishtinën me Gjilanin e pjesë të tjera të Kosovës.
Sipas policisë Kosovare, arrestimi i Dragisha Millenkoviç është bërë pasi ka dyshime të arsyeshme, se gjatë periudhës 1998-1999, kur ushtronte detyrën e gardianit të burgut në Prishtinë e në Lipjan, ka dhunuar e torturuar fizikisht e psikologjikisht, shqiptarë të ndaluar nga forcat serbe.
Gjatë arrestimit dhe kontrillit në banesën e këtij të fundit, është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë 9 milimetërshe, 135 fishekë, thikë dhe shufra hekuri Taiwan, por edhe sende të tjera, përfshi aparatit celular.
Arrestimi ngjalli reagime të partive politike serbe në Kosovë dhe zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, që bënë thirrje për reagim të komunitetit ndërkombëtar, pasi sipas tyre kjo është një gjueti e Albin Kurtit ndaj serbëve. Edhe zyra për Kosovën në qeverinë serbe tha se arrestimi i sotëm “është një demonstrim brutal i forcës dhe padrejtësisë nga regjimi antiserb i Albin Kurtit”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Arrestimi#DragishaMillenkoviç
![](https://i.ytimg.com/vi/uF56qRReIRw/maxresdefault.jpg)