Greqia është ngritur e gjitha në këmbë për Fredi Belerin. Avokatë, politikanë e institucione janë të përfshira në një valë presioni të pashoq ndaj sistemit shqiptar të drejtësisë, duke hedhur akuza gjoja për shkelje të rënda të konventës së të drejtave të njeriut.
Konventa në fjalë, e ratifikuar si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Greqia vendos rregullat bazë të një procesi gjyqësor, që ai të quhet i drejt, i paanshëm dhe i pranueshëm.
Megjithatë, për Athinën kjo Konventë vlen vetëm kur bëhet fjalë për drejtësinë shqiptare. Për drejtësinë greke për shkeljet edhe më flagrante është bërë një sy qorr dhe një vesh shurdhër historikisht.
Shembujt e shqiptarëve që kanë vuajtur në kurriz padrejtësinë e gjykatave greke janë të shumta. Por, për ilustrim po sjellim disa intervista e dëshmi të realizuara nga Top Channel në vitin 2003 me shqiptarë të dënuar nga gjykata e Selanikut me vendime të dhëna në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000.
Top Channel kontektoi me disa prej tyre, në atë kohë në qelitë e burgut të Vaqarrit, ku ishin transferuar për të vuajtur dënimin e dhënë nga pala greke. Ishin shpallur fajtorë për trafik droge, e vjedhje dhe dënuar me mbi 15 vite brug.
Ata thonë se vetëm sepse ishin shqiptarë, gjykata i jepte automatikisht 5 vite burg, pavarësisht veprës penale dhe pavarësisht nëse ishin apo jo fajtorë.
E drejta për t’u dëgjuar në një proces gjyqësor është një prej të drejtave themelore të garantuara nga Konventat europiane. Nëse Fredi Belerin gjykatat shqiptare e kanë dëgjuar me dhjetëra raste, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me shumë shqiptarë në Greqi.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Greqi#Beleri
Ещё видео!