Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë dyshimet në lidhje me shëndetin e presidentit Joe Biden. Sekretarja për media, Karine Jean-Pierre, mohoi se Biden po trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit, e cila mund të shkaktojë lëvizje të ngurta dhe të folur të paqartë. “A është trajtuar presidenti për Parkinson? Jo. A po trajtohet për Parkinson? Jo”, tha ajo në një konferencë me gazetarët.
Jean-Pierre po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me një raport në gazetën Neë York Times, se një ekspert për sëmundjen e Parkinsonit ka vizituar Shtëpinë e Bardhë tetë herë që nga viti i kaluar. Një letër që lëshoi të hënën vonë mjeku i Bidenit, sqaroi se specialisti në fjalë, Kevin Cannard, ka qenë konsulent neurologjie në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2012 dhe se ai i ndihmon “mijëra anëtarë aktivë që punojnë në mbështetje të operacioneve të Shtëpisë së Bardhë”.
Mjeku i presidentit, Kevin O’Connor, tha gjithashtu se Biden nuk e ka vizituar ndonjë neurolog jashtë kontrollit të tij vjetor. Biden, 81 vjeç, demokrat, do të garojë për rizgjedhje në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Pyetjet në lidhje me shëndetin e tij mendor janë intensifikuar që nga performanca e dobët e tij në debatin me kundërkandidatin republikan, Donald Trump, më 27 qershor.
Në atë debat, Biden ka belbëzuar gjatë gjithë kohës dhe nuk ka arritur t’i sfidojë sulmet e Trumpit, të cilat, në shumë raste, kanë përfshirë pretendime të rreme.
Biden e ka pranuar se nuk ka pasur paraqitje të mirë, por ka thënë se rizgjedhja e Trumpit “do ta shkatërronte demokracinë”.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Biden#SHBA
![](https://i.ytimg.com/vi/uULeXSBU6ks/maxresdefault.jpg)