Të ftuar në “Ka një mesazh për ty” tek E Diela shqiptare, ka qenë Terezina dhe Zefi të cilët kanë 17 vite të ndarë, por kanë akoma konflike për pronësinë e shtëpisë. Terezina tregon se Zefi iku në Itali kur vajza e tyre ishte 10 muajsh dhe erdhi kur vajza u bë 2 vjeç. Vendosën të blenë shtëpi dhe më pas ai iku sërish në Itali. Sipas Terezinës, kunetërit e saj i shkonin tek shtëpia dhe i bënin ligjin, madje edhe e rrihnin.
Eni Çobani: Pse nuk i ke denoncuar?
Terezina: Kam shkuar dhe i kam denoncuar. Kunati im i ka thënë kushëririt tim që unë e kam rrahur dhe në qoftë se më padit në polici unë e vras. Këtë gjë që më ka bërë ky njeri nuk ia bëj hallall as ditën e vdekjes.
Terezina ka treguar se në 2002 kanë blerë shtëpinë dhe Zefi e ka vënë vetëm mbi emrin e vetë. Në 2003 ai ka shkuar së bashku me çunin e tezes së vetë dhe e ka nxjerrë Terezinën nga shtëpia para se të divorcoheshin. Një javë pasi është nxjerrë Terezina nga shtëpi është futur motra e tij dhe burri i saj që kanë qëndruar deri në vitin 2012 duke lënë në mes të rrugës Terezinën dhe vajzën e tij vetëm 6 vjet, ku janë detyruar të jetojnë në shtëpi me qira.
Më pas gjykata në 2011 vendosi që këtë shtëpi t’ja japë Terezinës e cila jeton aty prej 10 vitesh. Këtë gjë e kundërshton Zefi i cili thotë që shtëpia është e tij dhe jo e saj. /tvklan.al
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/uY00-kyGm4c/mqdefault.jpg)