Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje ambasadori i OSBE-se Dan Everts duke folur ne telefon, pamje nga kryeministria e djegur, Dan Everts konference shtypi me gazetaret.
Ambasadori i OSBE-se Dan Everts e ka ndjekur nga afër situatën e rëndë të krijuar nga demostruesit demokratë, të cilët kanë djegur dhe plaçkitur kryeministrinë. Pas kësaj situate të krijuar Dan Everts ka kërkuar të kryejë një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën. Pas telefonatës ai kërkoi të prononcohej për Televizionin Klan ku u shpreh :
" Situata është tepër serioze dhe duhet të ruhet qetësia nga njerëzit dhe të gjenden vrasësit e deputetit Azem Hajdari. Nuk mund të merret në konsideratë një akt hakmarrjeje pa patur fakte. Shkatërrimi i inctitucioneve nuk është një gjë e mirë dhe inkurajimi i dhunës nuk është ai që populli shqiptar kërkon. Në bisedën telefonike me Sali Berishën i kërkova të qetësojë situatën dhe mos të nxisë popullin për akte dhune. Duhet që procesi gjyqësor dhe juridik të bëhet shpejt dhe shpresojmë që qeveria do të bëjë çdo gjë për kapjen e vrasësit."
Gazetar : Endri Xhafo
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
Ещё видео!