Një stjuardesë irlandeze u urdhërua të mos largohet nga Dubai, pasi akuzohet për tentativë vetëlëndimi gjatë kohës që ishte nën ndikimin e alkoolit.
28-vjeçarja Tori Towey u zgjua në një stacion policie pas ngjarjes, e më pas u përball me akuzat. E reja që punonte stjuardesë në Dubai kërkoi nga autoritet të kthehej në vendin e saj, teksa dyshohet se është dhunuar nga bashkëshorti i saj, i cili i kishte grisur dhe pasaportën.
Kjo ngjarje shkoi deri tek Parlamenti i Irlandës, i cili diskutoi rreth këtij vendimi të Dubait, por që më pas falë negociatave u hoq.
“Sapo jam informuar se ndalimi i udhëtimit është hequr, ambasada do ta çojë Torin në aeroport sapo ajo të jetë gati sigurisht që do të vazhdojnë të ndjekin rastin”, tha kryeministri irlandez Simon Harris.
“Ne duam që Tori të kthehet në shtëpi. Asnjë përpjekje nuk do të kursehet nga ne për të bërë përparim në këtë çështje. Ajo nuk është kriminele, ajo është viktimë e dhunës me bazë gjinore”, shtoi kryeminsitri.
Ai falenderoi ambasadën irlandeze në Emiratet e Bashkuara Arabe për punën e bërë.
Çështja u ngrit në parlament nga opozita, që tha se ka një “trajtim mesjetar, dhe grotesk të grave" nga Shtetet e Bashkuara në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Dubai#TopChannelNews
Ещё видео!