Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, tha për televizionin N1 në Serbi gjatë takimeve që priten të zhvillohen në Kosovë dhe Serbi, do të ketë “disa propozime interesante për të dyja palët”. I dërguari Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, do të zhvillojë takime në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor. Ai do të shoqërohet nga i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga i dërguari i Francës, Emmanuel Bonn, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe i Italisë, Francesco Talo. Sipas Brukselit, qëllimi i vizitës është të shtyhet përpara zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti. Hill po ashtu tha se Lajçak “ka dëgjuar shumë” dhe mendon se e di “çfarë ka nevojë Serbia dhe Kosova”. Ambasadori Hill tha se SHBA-ja dëshiron “një Kosovë të pavarur, me një mjedis shumetnik” dhe mënyra përpara sipas tij, sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, është normalizimi i raporteve. Më herët gjatë 12 tetorit, Hill deklaroi se “dua që Serbia ta kuptojë dhe ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur”. “Njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe të lëvizë përpara. Edhe unë do të doja këtë, por fakti është që problemi është më i ndërlikuar”, tha ai. Vizita në Kosovë dhe Serbi e grupit që njihet si "Pesëshja e madhe" është e para që nga sulmi i 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit kur një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Propozimet#ChristopherHill
![](https://i.ytimg.com/vi/ujrxd51QnKQ/maxresdefault.jpg)