Një 39-vjeçar që shpërndante kokainë të ndarë në doza në qytetin e Lushnjës është arrestuar këtë të mërkurë.
Për shtetasin me iniciale A.M., Gjykata e Lushnjës ka caktuar në 30 janar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ndërkohë, nën hetim janë vënë 10 shtetas të moshave 19-40 vjeç, të cilët dyshohet se blinin doza të lëndës narkotike kokainë që ua shiste 39-vjeçari.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 900 000 lekë, 4 aparate celulare dhe 1 automjet.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në doza, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë iniciuar një procedim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, dhe pas një periudhe hetimore 5-mujore, me metoda proaktive, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Start”.
Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Lushnjë. Bazuar në provat e siguruara si rezultat i hetimeve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 30.01.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka rezultuar se 39-vjeçari shiste në zona të ndryshme të Lushnjës, lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. G., 26 vjeç, E. D., 25 vjeç, banues në Kolonjë, L. K., 32 vjeç, M. M., 40 vjeçe, banuese në Rrapëz, R. K., 19 vjeç, banues në Halilaj, A. H., 27 vjeç, banues në Pirrë, F. M., 32 vjeç, banues në Vajkan, A. M., 24 vjeç, banues në Gorre, L. P., 21 vjeç, banues në Bubullimë dhe A. Dh., 24 vjeç, banues në Verri, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se blinin doza të lëndës narkotike kokainë, që shiste shtetasi A. M.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 900 000 lekë, 4 aparate celulare dhe 1 automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Lushnjë#Arrestim#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/uvZmfW8j4HM/mqdefault.jpg)