Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në një intervistë të dhënë për “Abc News” me gazetaren Linda Karadaku ka komentuar raportet aktuale mes Shqipërisë dhe Kosovës. Berisha në fjalën e tij është shprehur se problemi kryesor në këto kohë është tradhëtia shqiptare ndaj Kosovës. Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe Presidentin Thaçi se po i shërbenin Serbisë së Madhe dhe Presidentit “gangster Aleksandër Vuçiç”.
Ish-kryeministri ceku edhe padinë e Ramës ndaj Haradinajt duke thënë se është rast unik në botë, ndërsa mini-shengenin e cilësoi si një Jugosllavi të re.
Intervista e plotë:
Dëgjojmë terminologji të ndryshme, a ka një problemb shqiptaro-serb, apo Kosovë-Serbi?
Problemi më i mprehtë sot është tradhtia shqiptare ndaj Kosovës. Serbia është ajo që ka qenë, fantazma e Serbisë së madhe do të duhen dekada ndoshta shekuj për të dalë nga Beogradi. Presidenti aktual serb është po aq serbomadh sa ç’ishte paraardhësi i tij Millosheviç, por ky është presidenti më filorus në historinë e shtetit serb.
Kurse kemi të bëjmë me këtë periudhë me tradhtinë e dytë të madhe kombëtare të shqiptarëve ndaj Kosovës. Rrethanat janë të ndryshme, është e vërtetë se në Tiranë dhe në Prishtinë argatët e Beogradit punojnë për Serbinë e Madhe, por nga ana tjetër nuk është absolutarizmi i Titos dhe i Enver Hoxhës të diktojë ritmet që duan.
Fatkeqësia shqiptarë eshtë se kreu i ekzekutivit shqiptar Esat Toptani i Ri, apo Edvin Kristaq Zografi Bis, kreu i presidencës në Kosovë apo miladini shqipfolës, argat i mirëfilltë i Beogradit dhe individë të tjerë përdorin milionat e tyre dhe të Beogradit për të promovuar idenë e serbomadhisë, ndërmarrin hapa konkrete. Sot po ti hedhësh një sy planetit nuk gjen një kurrë një kryeministër që ka paditur në gjykatë një kryeministër tjetër përveç kreun e ekzekutivit shqiptar që ka paditur kryetarin e qeverisë së Kosovës, pasi është bërë i kapërcimin e tij për projektin e serbisë së Madhë në copëtimin dhe ndarjen e Kosovës, në atë që quhet minishengen dhe që në fakt është Jugosllavia e Re.
Ky punon me aq zell sa ç’punonte Enver Hoxha për përfshirjen e Shqipërisë si republikë e 7 edhe ky për vasalizimin e Shqipërisë ndaj Beogradit. Problemi më madhor sot është habia shqiptare.
Habitë janë dy llojesh mahnitëse për pozitivitetin e tyre po janë po kaq negative dhe të zeza dhe kjo në fakt është habia më negative në historinë e kombit.
Idea është se ne mund të luftojmë me njëri-tjetrin në Ballkan dhe të vritemi me njëri-tjetrin siç kemi bërë, por besoj se duhet të vijë një moment që duhet të bëhet paqe. Si bëhet paqja?
Paqja bëhet siç bëhet gjithmonë mes dy vendeve të lira dhe të barabarta. Kemi të bëjmë me një ide që e ka ndjek Ballkanin prej 100 vitesh. Idea e Serbomadhisë krijoi luftat më të përgjakshme ballkanike, krijoi luftat më të përgjakshme në shekullin e kaluar, kjo ide u provua katastrofike për Ballkanin atëherë çdo ide përpjekje, hap të hergjemonisë serbe është hap drejt luftës, konfliktit dhe destabilitetit.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
![](https://i.ytimg.com/vi/uwu4-Qv3xEI/maxresdefault.jpg)