#rtvonlinedritakuranit #ligjerata #shqiperi #fondacionikuranit #ligjerata #shkence #sociale #Kuran
Ky eshte kanali zyrtar i Rtv Online Drita Kuranit. Per tu abonuar klikoni ketu: [ Ссылка ]
Gjithashtu mund të na ndiqni në: [ Ссылка ] Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit; (kjo është) fjala e të ruajturve prej mëkatit dhe e të kujdesshëmve. Kërkoj mbrojtje me All-llahun prej shtypjes së tiranëve; prej mashtrimit të smirëzinjve e prej poshtërsisë së mizorëve. Vetëm Allllahun falënderoj e lavdëroj me të gjitha falënderimet e lavdërimet e falënderuesve e të lavdëruesve. O Zoti im, Ti je Një e i Vetëm, pa shok e pa ortak. Ti je Sunduesi absolute.
Sundimin Ty nuk ta ka dhënë askush; nuk kundërshtohesh në gjykimin Tënd; nuk sfidohesh në sundimin Tënd; Ty të lutem të madhështosh e të dhurosh paqe e shpëtim për Muhammedin, robin Tënd e të dërguarin Tënd. Vetëm Ty të lutem, bëj që unë të arrij kënaqësinë Tënde më të lartë me falënderimet për mirësitë e Tua.
Më ndihmo që të jem në bindje ndaj Teje dhe në angazhim të përpiktë në adhurimin Tënd! Bëj që unë të meritoj shpërblimin Tënd me butësinë e kujdesit Tënd! Më mëshiro për aq kohë sa Ti të më lësh gjallë duke të mos kundërshtuar Ty!
Për aq sa do të më lësh të jetoj, bëje mbarë që të kryej vetëm nga ato punë që mua më sjellin dobi; me librin Tënd të zgjerosh krahërorin tim; me këndimin e librit Tënd të fshish mëkatin tim; të më japësh mua shpëtim në fenë time e në veten time; për të mirën time mos i egërso ata që më bëjnë shoqëri; përsose bamirësinë Tënde për aq jetë sa më ka mbetur, ashtu siç e përsose gjatë asaj pjese jete që kam kaluar, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve.
![](https://i.ytimg.com/vi/uxsDNrImnyY/maxresdefault.jpg)