Kjo fundjavë e gjeti Evropën veriore të mbërthyer nga një stuhi e fuqishme, që dëri tani ka shkaktuar të paktënm katër viktima.
Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar, janë mbyllur ura dhe transporti është paralizuar, ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Stuhia Malik përparoi këtë të diel drejt rajonit nordik. Erërat e forta dhe reshje të shumta shiu e bore përfshinë Danimarkën, Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë.
Stuhia nisi në Britaninë e Madhe, ku la pas dëme materiale dhe kaos në transporti, për t’u zhvendosur më pas në rajonin nordik dhe në Gjermaninë veriore të shtunën në mbrëmje. Në Skoci, një djalë dhe një grua 60-vjeçare humbën jetën nga rrëzimi i pemëve ndërsa erërat e forta goditën pjesët veriore të Britanisë.
Në Danimarkë, shirat e dendur shkaktuan mbylljen e përkohshme të disa urave të duke përfshirë urën hekurudhore që lidh Kopenhagen dhe qytetin suedez të Malmos.
Mediat daneze raportojnë se një grua 78-vjeçare vdiq nga plagët e marra, pasi u rrëzua nga erërat e forta. Në Gjermaninë fqinje, mediet lokale thonë se një burrë ndërroi jetë shtunën pasi u godit nga një billboard i liruar nga stuhia.
Përmbytjet në shumë pjesë të Danimarkës shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. Pjesët jugore të Suedisë u goditën rëndë dhe mijëra familje ishin pa energji elektrike deri të dielën pasdite. Tragetet për në ishullin Gotland të Detit Baltik u anuluan.
Makina, varka dhe disa ndërtesa u dëmtuan rëndë në Norvegji, ndërsa reshjet e borës në të gjithë Finlandën shkaktuan aksidente rrugore dhe ndërprenë trafikun e autobusëve dhe trenave në disa pjesë të vendit.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Malik#Stuhia#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/v0ckeaqbSlw/maxresdefault.jpg)