Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Gjatë këtij viti qeveria shqiptare ka akorduar për sektorin e shëndetësisë 1.4 miliard lekë, që do të investohen kryesisht në rehabilitimin e spitaleve, qendrave ambulatore, si dhe në blerjen e aparaturave të reja. Gjithashtu Shqipëria hyn në vendet pa poliomielit dhe sistemi shëndetësor i përballoi me sukses fushatën e vaksinimit kundër fruthit dhe rubeolës.
Këto janë disa nga arritjet e shëndetësisë shqiptare, të cilat ministri Solis, i referoi në një takim, ku i ftuar ishte dhe kryeministri Ilir Meta. Qëllimi i takimit ishte evidentimi i punës gjashtë mujore në këtë sektor dhe nxjerrja e problemeve që dalin para Ministrisë së Shëndetësisë. Kryeministri Meta ka vlerësuar punën e këtij dikasteri dhe theksoi faktin e prioritetit, që po i jep qeveria shqiptare shëndetësisë, por ai nuk harroi të vinte në dukje dhe të metat e këtij sektori.
Kryeministri Ilir Meta:- “Unë dua të tërheq vëmendjen për një situatë, që është e pafalshme për ne si shtet edhe për ju si Ministri Shëndetësie dhe për gjithë autoritete e tjera në fushën e shëndetësisë, që pavarësisht nga problemet që ka Tirana, apo dhe qytete e tjera, përsa i takon ujit të pijshëm, të mungojë uji nëpër spitalet tona. Kështu që me një angazhim më të madh të Ministrisë së Shëndetësisë dhe bashkive ku është ky shqetësim, duhet të punojmë që shqetësime të tilla të mos ekzistojnë më”./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/v0sOeNL6YBo/maxresdefault.jpg)