Dy kallashnikovë, një në Manzë dhe një në Mirditë janë sekuestruar nga policia. Në pranga kanë rënë poseduesit e tyre Sulejman Musta, 54-vjeç dhe Pavlin Tryçi, 20-vjeç.
Sulejman Musta e kishte fshehur armën së bashku me municionin në banesën e tij në Manza dhe janë sekuestruar një kallashnikov, 2 krehra dhe 182 fishekë .
Rreth 2 javë më parë në Manzë, Policia sekuestroi një arsenal armësh dhe municioni, si dhe arrestoi poseduesin e tij.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi Sulejman Musta, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjithashtu policia ka vënë në pranga Pavlin Trycin, pasi është gjetur me një armë zjarri kallashnikov.
Mbi të riun rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.
Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan gjatë konstrollit një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 27 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Aksionet#Policia
Ещё видео!