#reportTV #lajmeshqip #lajme
Ramiz Muçollari është ekzekutuar në banesën e tij nga forcat RENEA të cilët kishin shkuar për ta arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme kishte plagosur gruan e djalin dhe refuzonte të dorëzohej.
Për më shumë se 8 orë - gjatë natës duke vijuar sot në mëngjes - banesa e 62 vjeçarit në fshatin Qesarakë të Maliqit ka qenë e rrethuar nga forcat të policisë së Korçës dhe Maliqit dhe RENEA-s e cila kishte shkuar në ndihmë. Ndaj tyre është qëlluar disa herë me armë zjarri, mitraloz të lehtë megjithëse policia i bënte thirrje dhe negocionte për tu vetëdorëzuar.
![](https://i.ytimg.com/vi/vBmaidby0qE/maxresdefault.jpg)