Paraja e falsifikuar e hedhur treg nga organizatat kriminale dhe trafikantëve mbetet ende një sfidë për institucionet përgjegjëse dhe shoqërinë.
Pavarësisht se masat e sigurisë tek kartmonedhat janë shumëfishuar, sërish falsifikatorët arrijnë të prodhojnë para false me një ngjashmëri tepër të madhe me origjinalin.
Por cfarë është falsifikimi i parasë?
Falsifikimi i parasë është prodhimi i monedhave dhe kartëmonedhave nga një person apo organizatë e ndryshme nga Banka e Shqipërisë, e cila është institucioni i autorizuar me ligj për këtë funksion.
Niveli i falsifikimit të parasë sonë është i ulët, kjo falë edhe teknikave të fabrikimit të kartëmonedhave shqiptare.
Sipas Dritan Zoto, ekspert i qendrës shkencore më së shumti në treg qarkullon euro e cila injektohet nga tregu i vëndeve fqinje si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,e më pas kjo sasi qarkullohet ne tregun shqiptar.
Intro intervistë - Sipas Dritan Zoto, ekspert i qendrës shkencore
Përgjatë historisë janë falsifikuar jo vetëm paratë, por edhe piktura, bizhuteri, bileta lotarie, karta krediti, e shumë e shumë objekte me vlerë. Kuptohet që sa më shumë vlerë të ketë diçka, aq më shumë falsifikatorët do të mundohen ta falsifikojnë atë.
Eksperti Drtian Zoto deklaronë se sa më shumë rriten masat mborojtëse, aq më tepër rritet edhe përsosmëria e falsifikatorëve, ndaj njerzit duhet të kontrollojnë në vazhdimësi paranë.Sipas tij " Për herë të parë në shqipëri është pikasur falsifikimi i kartmonedhës 500 lekëshe".
Kush na ruan nga kartëmonedhat e falsifikuara?
Për ndjekjen dhe ndalimin e kartëmonedhave të falsifikuara është përgjegjëse policia e shtetit tonë. Qëllimi i falsifikatorëve është të mashtrojnë të tjerët për t'u pasuruar në mënyrë të padrejtë. Për këtë arsye, falsifikimi i parasë është krim dhe për të dënohesh me burg.
Operacionet kanë qenë të shumta, kemi arrestuar dhe goditur një sërë organizatash kriminale është shprehur Arjan Hoxha, shef i Anti krimiit ekonomik në drejtorinë e policisë tiranë.
Intro intervistë - Arjan Hoxha, shef i Anti krimiit ekonomik në drejtorinë e policisë tiranë
Çfarë duhet të bëjmë nëse kuptojmë që një kartëmonedhë është e falsifikuar?
E ndërsa kjo dukuri nuk mund të zhduket njëher e përgjithmon, ku teknologjia dhe krimi evolon duke u sofistikuar dhe përdorur metoda deri në inteligjente, përgjegjësia mbetet sa individuale aq edhe shtetërore. Kontrolli i imtësimësh i cdo kartmonedhe si dhe denoncimi në cdo dyshim të hasur mbeten forca e përbashkët që mund të minimzoj këtë fenomen prej të cilit askush sështë i mbrojtur dhe cdokush mund të kontribuojë për ta luftuar!
Nga Arsen Rusta
![](https://i.ytimg.com/vi/vI1yXUE3hh0/maxresdefault.jpg)