Një automjet në të cilin u gjet drogë dhe një sasi të konsiderueshme parash u ndalua nga policia e Tepelenës, teksa tre personat që udhëtonin brenda tij u arrestuan në kushtet e flagrancës.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, u finalizua operacionin policor i koduar "Transporter 3".
Në hyrje të qytetit të Tepelenës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues Vaso Mëkshin 44 vjeç dhe pasagjerë Fatjon Dule 30 vjeç dhe Perikli Naçi 23 vjeç.
Gjatë kontrollit, u gjetën një sasi lënde e narkotike cannabis sativa, një armë e ftohtë, thikë, 8390 euro dhe 8 aparate celulare.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Perikli Naçit u gjet një sasi tjetër lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Fatjon Dules u gjetën 2140 euro. Gjithashtu, në banesën e Vaso Mëkshit u gjetën 7990 euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 18 520 euro, arma e ftohtë, lënda narkotike, 8
aparate celulare dhe automjeti.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tepelenë#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/vIxkstH_CaE/maxresdefault.jpg)