Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, pa miratimin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës. Sipas Radio Televizionit të Republikës Sërpska, ata që parakaluan ishin kadetë dhe veteranë të Akademisë Ushtarake në Beograd. Sipas Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, nuk ishte aprovuar hyrja e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë në territorin e vendit. Një tjetër zyrtar I lartë ka kërkuar hetim të menjëhershëm se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës.
Më 31 maj të vitit 1992, autoritetet serbe të Bosnje e Hercegovinës në Prijedor lëshuan një urdhër për popullatën joserbe që t’i shënojnë shtëpitë e tyre me flamuj ose çarçafë të bardhë dhe të vendosin shirita të bardhë rreth mëngëve kur të dalin nga shtëpia. Pas këtij urdhri, shumë se 3.000 civilë u vranë, mbi 30.000 shtetas jo serbë u mbajtën ilegalisht në rreth 60 kampe përqendrimi. Autoritetet e qytetit në Prijedor, në entitetin serb të Bosnjës që qeveriset nga Republika Sërpska, nuk lejojnë asnjë memorial në kujtim të qytetarëve të vrarë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BeH#Serbi
![](https://i.ytimg.com/vi/vJ7cyRveuNs/maxresdefault.jpg)