#oranews
Edhe pse kandidatët për 6 bashkitë janë prezantuar prej ditësh, zyrtarish fushata zgjedhore është çelur këtë të shtunë, 19 shkurt. Basha dhe Berisha do të përballen me njëri-tjetrin për të fituar mbështetjen e demokratëve, ndërsa Edi Rama do të kërkojë të përfitojë nga përçarja e opozitës.
Në 6 bashkitë, Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë hapet zyrtarisht fushata zgjedhore për të kërkuar votat e qytetarëve në 6 mars.
Partia Socialiste më në krye Edi Ramën do të ketë përballë 2 ekipe të demokratëve, Lulzim Bashën me kandidatët e tij dhe ish kryeministrin Berisha me të zgjedhurit nga primarët e 31 janarit.
Të gjitha palët i kanë bërë publike emrat më të cilët do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore, por socialistët pretendojnë që të marrin nën kontroll 6 bashkitë, madje me objektivin për t’i marrë demokratëve edhe ishullin e fundit, Shkodrën.
Përveç garës me socialistët, 6 marsi do të jetë një test politik në mes të demokratëve Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Shefi i selisë blu do të duhet të tregojë forcën politike ndaj parardhësit të tij në PD, i cili me ndihmën e LSI-së dhe PDK garon me kandidatët e tij nën logon e “Shtëpisë së Lirisë” për të kërkuar votën e qytetarëve dhe në veçanti atë të demokratëve.
Shkodra do të shndërrohet në betejën e votave mes Bashës dhe Berishës, ndërsa Rama shpreson të përfitojë nga përçarja e votave mes demokratëve.
648 536 zgjedhës me 6 mars do t’i drejtohen 940 kutive të votimit në 6 bshkitë për të zgjedhur mes alternativave politike, të cilët do të qëndrojnë në detyrë rreth një vit.
Përveç identifikimit elektronik, në bashkinë e Vorës do të aplikohet e plotë teknologjia, pasi banorët e kësaj zonë do të votojnë në mënyrë elektronike dhe votat e tyre do të numërohen në të njëjtën mënyrë.
BASHKIA SHKODËR
Partia Socialiste - Majlinda Angoni
Partia Demokratike - Xhemal Bushati
Shtëpia e Lirisë - Bardh Spahia
BASHKIA DIBËR
Partia Socialiste - Rrahim Spahiu
Partia Demokratike - Luan Haka
Shtëpia e Lirisë - Premtim Kryemadhi
Lëvizja e Re - Dritan Torba
BASHKIA DURRËS
Partia Socialiste - Emirjana Sako
Partia Demokratike - Luan Hoti
Shtëpia e Lirisë - Ardian Muka
BASHKIA VORË
Partia Socialiste - Blerim Shera
Partia Demokratike - Ymer Marku
Shtëpia e Lirisë - Lulzim Vrana
BASHKIA RROGOZHINË
Partia Socialiste - Edison Memolla
Partia Demokratike - Ferdinand Saraçi
Shtëpia e Lirisë - Hekuran Xhani
BASHKIA LUSHNJE
Partia Socialiste - Eriselda Sefa
Partia Demokratike - Indrit Sefa
Shtëpia e Lirisë - Elton Bano
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!