Pa asnjë paralajmërim, forcat izraelite mësynë kampin e refugjatëve në Xhenin të Bregut Perëndimor, duke vrarë tre palestinezë e atje e duke plagosur gati 40 të tjerë. Sulmi nisi në oret e para të ditës, me trupat e shtetit hebre që hapën zjarr, e përdorën edhe granata shurdhuese e gaz toksik. Njëri prej palestinezëve të vrarë, ishte i mitur.
Viktimat janë të moshavë 21, 19 dhe 15 vjec. Ushtria izraelite deklaroi se synimi i bastisjes ishte prangosja e dy personave të dyshuar, ndërsa foli për një "shkëmbim masiv zjarri". Njëri prej të dyshuarve të përmendur në deklaratën e saj, ishte "djali i një lideri të burgosur të Hamasit".
Më tej, pretendohet se në kohën kur automjetet ushtarake izraelite po dilnin nga kampi, “njëri prej tyre u godit me mjet shpërthyes” e paskësaj, helikopterët ushtarakë nisën të qëllonin, sic thuhet, drejt personave të armatosur. Pamjet filmike të verifikuara nga agjencia Sanad treguan një helikopter izraelitë duke lëshuar drejt kampit. Ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich, ka bërë publikisht thirrje publikisht për "një operacion në shkallë të gjerë në të gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor, me pretendimin se tashmë, ka ardhur koha për një hap të tillë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Israel#Palestine#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/vN5KvJvXens/maxresdefault.jpg)