Pas bisedimeve në Moskë me Vladimir Putinin, të cilat nuk arritën ndonjë rezultat konkret për zhbllokimin e situatës, presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Kiev. Pasi i ofroi, sic tha Putinit, “garanci konkrete për sigurinë” , gjithë cfarë shefi i Elizesë mori prej tij ishtë “gatishmëria që të angazhohet në këtë drejtim dhe në dëshirën që të ketë stabilitet dhe integritet territorial në Ukrainë”.
Sipas Macron, ditët në vijim do të jenë kyçe për situatën e krijuar nga pozicionimi i ushtrisë ruse në afërsi të Ukrainës. Ai rrëfeu se ia bëri të qartë Putinit që krijimi i një arkitekture të re për sigurinë në Evropë, nuk duhet të bëhet duhet anulluar të drejtën e shteteve për t’iu bashkuar NATO-s. Presidenca franceze pohoi se propozimet e diskutuara përfshijnë një zotim nga Rusia dhe Perëndimi për të mos ndërmarrë veprime të reja ushtarake, për nisjen e një dialogut të ri strategjik dhe përpjekje për të ringjallur procesin e paqes në lindje të Ukrainës.
Kreu i shtetit nuk ka dalë me një premtim të tillë, megjithatë është shprehur se Moska “do të bëjë gjithçka për të gjetur kompromise që i përshtaten secilit”, duke shtuar se propozimet e bëra nga Macron mund të krijojnë një bazë për të ecur përpara në krizën rreth Ukrainës. Në Kiev, ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba deklaroi se ndonëse Ukraina mezi i pret takimet me Macronin rreth propozimeve për Putinin, ajo nuk mund të detyrohet të tejkalojë linjat e kuqe.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EmmanuelMacron#VladimirPutin#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/vSmMEtKf1KE/maxresdefault.jpg)