LUTJA PËR TË VDEKURIN GJATË VIZITËS SË VARREZAVE
Është e preferuar që besimtari islam, të shkon t’i viziton varrezat sa më shpesh, që ato t’ia rikujtojnë vdekjen dhe ahiretin dhe t’i zbutet zemra, edhe të bën lutje për banorët e varrezave. Muhamedi a.s., thotë: “Vizitoni varrezat, ngase ato ua përkujtojnë vdekjen.”
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i vizitonte varrezat natën apo ditën, i vizitonte dhe u jepte selam dhe lutej për ta duke thënë:
“Esselamu alejkum ehleddijari minel mu’minine vel muslimine ve in’na inshaAllahu bikum lahikun. Es’elull-llahe lena ve lekum elafijeh.”
(Shpëtimi qoftë mbi ju banorë të varrezave besimtarë dhe muslimanë, edhe ne, në dashtë Allahu, do t’ju bashkangjitemi. E lus Allahun që të na shpëtojë ne dhe ju.)
![](https://i.ytimg.com/vi/va10T_x8T_4/maxresdefault.jpg)