Rusia e sulmoi të enjten një fshat në rajonin lindor të Ukrainës. Sulmi ndodhi në zonën e Donjesckut, ndërsa raportohet se u vranë të paktën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë. Në një njoftim në rrjetin Telegram autoritetet ukrainase sqaruan se trupat ruse përdorën sistemin Smerch, për të kryer sulme me municione thërrmuese. Ndërkohë në mesin e të plagosurve është dhe një djalë 14-vjeçar, I cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë së bashku me tre të tjerët. Nga bombardimi katër shtëpi u shkatërruan si dhe u dëmtua një tubacion gazi. Sulme me raketa pati dhe në rajonet Vinitsjas, Dnipropetrovski dhe Harkiv. Në total sips forcave ajrore të Ukrainës u lëshian nëntë raketa dhe 27 dronë, pjesa më e madhe e të cilave u rrëzuan.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ukrainë#Rusi
Ещё видео!