#ViloletaDonaj #Milot
Gjykata e Apelit Tiranë dënoi përfundimisht me 9 vjet burgim Violeta Donajn. 38-vjeçarja vrau në vitin 2018 bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi tek tregu i Milotit, ku Violeta qëlloi 4 herë me pistoletë burrin. Në njoftimin e Gjykatës së Apelit thuhet se, Donaj u deklarua fajtore për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.
Violeta Donaj e kreu vrasjen e bashkëshortit në një tezgë të tregut të Milotit, ku çifti shiste çdo fundjavë rroba të përdorura për të ushqyer familjen.
Në atë kohë, Tvklan.al mundi të sigurojë videon nga momenti i arrestimit të 38-vjeçares disa çaste pas krimit. Violeta Donaj shfaqej në gjendje të rënduar psikologjike dhe duke qarë për krimin që kishte bërë.
Dëshmitarët në atë kohë treguan se mes tyre kishte pasur debat dhe më pas gruaja kishte nxjerrë armën duke e vrarë të shoqin. Një tregtar i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t’ia jepte atij.
Violeta Donaj shprehu pendesë për krimin menjëherë pas ngjarjes dhe iu tha hetuesve se bashkëshorti në mënyrë të herë pas hershme konsumonte alkool, ishte i dhunshëm dhe shpenzonte para në bixhoz. Çifti kishte dy fëmijë. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!