“Kendi i gatimit” ne Vila24, News24 – 16 korrik, 2019
1 pulë
3 filxhanë oriz
1 qepë e thatë
2-3 domate të pjekura
2-3 lgj vaj ulliri
7 filxhanë ujë / lëng mishi
Kripë, piper
Pulën e prerë në racione e kaurdisim nga të dyja anët me 1-2 lugë vaj, më pas shtojmë ujin dhe e lemë pulën të ziejë mirë, por jo plotësisht (3/4).
Kaurdisim qepën sa të zbutet, më pas shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta të tjera. Shtojmë dhe orizin duke e trazuar për 2-3 minutë me përbërësit e tjerë.
Vendosim në një tavë racionet e pulës së bashku me qepët e kaurdisura me domatet dhe orizin dhe ne fund hedhim buljonin e zierjes së pulës. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
Ещё видео!