Në kuadër të operacionit "Territori i pastër", policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Pas një hetimi është finalizuar operacioni policor i koduar “Brothers”, nga i cili u arrestuan Rauland, Emiljan dhe Albert Vezi të tre banues në fshatin Maskuri, Durrës.
Këta shtetas, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri, kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Policia ka siguruar prova filmike të momenteve kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin vazhdimisht te parcela për t’u kujdesur për bimët narkotike.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Hashashi#Durres
![](https://i.ytimg.com/vi/vqBLW9WVCEI/maxresdefault.jpg)