Shkencëtarët janë afër gjetjes së një kure, që do të bëjË të mundur luftimin e ekzemës. Grupi i studiuesve, disa kohë më parë, ka arritur të zbulojë, se mangësia e proteinës e quajtur filagrin, është shkaku i gjendjes së dhimbshme. Mutacionet gjenetike mund të shkaktojnë filagrinin, i cili luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës nga irrituesit. Ndërkohë, shkencëtarët e Universitetit të New Castle kanë arritur të vërtetojnë, se është pikërisht humbja e proteinës filagrin, ajo që ndryshon proteinat kyçe në nxitjen e ekzemës. Shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë, se është pikërisht mungesa e proteinës, shkaku që disa njerëz zhvillojnë ekzemë atopike, lëkurë të thatë, e cila shpesh shfaqet në duar, në brendësi të bërrylit, shpinës së gjunjëve, fytyrës dhe kokës së fëmijëve. Sipas tyre, studimi përforcon rëndësinë e mungesës së filagrinit, i cili shkakton probleme që pengojnë funksionin e lëkurës, duke i bërë disa më të predispozuar për të zhvilluar ekzemë. Ekzema prek 1 në 5 fëmijë dhe një në 12 të rritur në Britaninë e Madhe, sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Ekzemës.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/vqCpVHiPPYc/maxresdefault.jpg)