Mbrëmjen e 7 shtatorit 2017, katër persona të armatosur zbarkuan në lokalin e Rudolf Tomës në Kurbin. Pas debatit më të dhe me disa klientë të lokalit, ata qëlluan në drejtim të biznesmenit 32-vjeçar, duke e lënë të plagosur rëndë.
Neës 24 ka mundur të sigurojë nga burime të besuara videon e momentit të plagosjes së Rudolf Tomës në ambjentet e jashtme të lokalit të tij, pamje që janë filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.
Sic rezulton nga pamjet 4 persona mbërrijnë në biznesin e 32-vjecarit me një automjet luksoz, që sipas burimeve drejtohej nga Fabian Gaxha, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish-bllokut. Personat e armatosur afrohen tek pronari I lokalit dhe klientët dhe pasi godasin me grusht njërin prej tyre, qëllojnë në drejtim të Tomës. Më pas, burimet thonë se ata largohen krejt qetësisht me automjetin e tyre.
Burimet bëjnë me dije se edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë identifikuar, por prokuroria e Kurbinit e cila e ka në duar dosjen prej dy vitesh, nuk sqaron se në cfarë faze janë hetimet dhe përse ata nuk janë arreestuar.
Institucioni i akuzës refuzoi ti përgjigjej interesimit të Neës 24 lidhur me këtë cështje. Madje nuk sqaroi nëse videoja që disponon Neës 24 është sekuestruar ose jo nga ana e tyre.
Burimet të besuara thanë se materiali filmik nuk është pjesë e dosjes hetimore, cka të bën të dyshosh se institucionet ligjzbatuese, duket se kanë qenë shumë pak të interesuara për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Ещё видео!