Policia është vënë në ndjekje dhe ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar të akuzuar për trafik droge.
I riu, i identifikuar me emrin Enrik Proda, fillimisht nuk iu përgjigj policisë për të ndaluar me automjet dhe u largua me shpejtësi. Policia iu vu në ndjekje me një furgon, një automjet të vogël dhe një motor. Pas minutash ndjekjeje, 33 vjeçari u ndalua në fshatin Qeparo, pasi iu bllokua rruga nga ana e policisë.
Ai u përpoq të largohej në këmbë në momentin kur pa që s’kishte nga të shkonte më, por ndërhyrja e shpejtë e grupeve të policisë e neutralizuan.
Gjatë kontrollit në makinën e tij u gjetën si prova materiale 9 kilogram hashash, që dyshohet se do të trafikohej për në Greqi si dhe u sekuestruan dy aparate telefonike.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Greqi#TopChannel
Ещё видео!