Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE të martën liberalizimin e vizave për Kosovën më 1 janar të vitit 2024, duke i dhënë fund kështu vite të tëra pritjesh prapa dyerve të mbyllyra për shqiptarët e Kosovës.
Republika Çeke, e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 dhjetor të vitit 2023. Por vendimi u shty me një muaj pas kërkesës së Spanjës e cila nuk dëshiron që hyrja në fuqi të ndodhë në kohën kur Madridi do të ketë Presidencën e radhës së BE-së.
Spanja është njër prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Ky vendim konsiderohet nga diplomatët si një arritje për Kosovën. Para një jave Spanja, Sllovakia dhe Suedia penguan kalimin e propozimit për liberalizimin e vizave në dhjetor të vitit 2023, duke kërkuar të hynte në fuqi së bashku me sistemin e ETIAS-it.
Por Presidenca Çeke ka bërë një angazhim të jashtëzakonshëm në konsultime me vendet që kishin kushndërsthime, duke marrë në fund dritën jeshile nga përfaqësitë e tyre të përhershme në Bruksel.
Me këtë vendim, do t’i jepet mandat Presidencës Çeke që të nisë të ashtuquajturin dialogun me Parlamentin Evropian dhe Komisionit për ta zyrtarizuar. vendimin.
Liberalizimin e vizave për Kosovën, ndonëse i vonuar dhe do të hyjë fuqi pas më shumë se një viti, konsiderohet nga diplomatët në Bruksel si një prej sukseseve më të mëdha gjatë këtij viti në raportet e BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vizat#Marreveshja
![](https://i.ytimg.com/vi/w8LPndGkMAE/maxresdefault.jpg)