Media gjermane Bild ka komentuar të hënën ultimatum 24-orësh të Serbisë ndaj NATO-s, duke e cilësuar si një kërcënim për luftë
Në faqen e parë gazetës gjermane shkruhet se Beogradi po kërcënon me luftë, duke vendosur një ultimatum ndaj perëndimit.
Sipas Bild, tensionet në kufi mund të shndërrohen në një konflikt të armatosur mes Kosovës dhe Prishtinë, njëri aleatët i Rusisë dhe tjetri aleat i mbrojtur nga NATO dhe SHBA.
Gazeta gjermane paralajmëron se këto zhvillime duhet të merren me shumë seriozitet nga Perëndimi.
Reagimi vjen pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka dhënë një ultimatum NATO-s, duke thënë se aleanca Veri-Atlantike ka 24 orë kohë, përpara se “Serbia të reagojë”.
Vuçiç i cituar nga mediat në Kosovë, është shprehur se Serbia nuk ka hyrë ende në territorin e Kosovës sepse nuk ia lejon marrëveshja e Kumanovës”.
“Ne presim që NATO-ja të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Vuçiç.
Paralajmërimi erdhi vetëm disa orë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur se kishte diskutuar me kryeministrin Albin Kurti dhe me Vuçiçin lidhur me situatën në veri.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbia#NATO#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/wEWZpQ-eDww/maxresdefault.jpg)