Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës. Viktima, rreth 25 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet I ditur, u gjet i vrarë mëngjesin e të shtunës, rreth orës 07: 35, në një makinë në aksin Vlorë-Babicë.
I riu është qëlluar me një plumb në kokë, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai është ekzekutuar në një rrugë fshati, ku ka shumë pak lëvizje, një skemë kjo e përdorur jo rrallë herë nga vrasësit. Viktima është gjetur në një makinë tip ‘Fiat punto’ me targa TR 3437 R, në pronësi të një gruaje.
Ende nuk dihen rrethanat që kanë cuar në ngjarjen e rëndë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të saj.
"Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", raporton policia në njoftimin zyrtar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vrasje#Vlora#TopChannel
Ещё видео!