Edhe pse Policia e Kosovës i ka ofruar garancinë e saj, Gjykata Speciale ka refuzuar sërish të mërkurën lirimin me kusht për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Mediat në Kosovë raportojnë se gjykata ka refuzuar edhe garancinë institucionale të Policisë së Kosovës, e cila ofron të sigurojë që ish-kreu i UCK të mos arratiset.
Sipas një dokumenti të publikuar nga mediat vendase bëhet e ditur se gjykata speciale e arsyeton refuzimin e kërkesës me frikën e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë.
Po ashtu shfaqen edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara. Në arsyetim përmendet edhe sjellja agresive sipas Hagës e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së si dhe frika e dëshmitarëve.
“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument.
Ish-presidenti i Kosovës akuzohet për “krime lufte” dhe aktakuzat iu konfirmua tetorin e vitit të kaluar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Haga#Thaci#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/wKPx24koxt8/maxresdefault.jpg)