TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon ndërhyrjet në kryeqytet, konkretisht në zonën e Unazës së Re, ku mesditën e sotme ka shembur shpërthim të telekomanduar, një ndërtesë 5-katëshe pa leje.
Televizioni A1 Report sjell pamjet e momentit të shpërthimit dhe shembjes me lëndë eksplozive tritol të ndërtesës në fjalë, e cila u bë rreth orës 12:00, dhe ku nuk nuk raportohen dëme materiale. Objekti, në të cilin nuk banonte njeri, ishte në ndërtim e sipër, por pa zotërimin e lejes përkatëse.
Inspektorët e INUK nisën që në orët e para të mëngjesit punën për vendosjen e eksplozivit në pikat kyçe të objektit, me qëllim shembjen e tij. Gjithashtu për arsye sigurie, aksi rrugor nga rrethrrotullimi i Doganës dhe deri tek Fabrika e Miellit.u bllokua për rreth 20 minuta, për tu rihapur më pas.
Të pranishëm në shpërthimin e ndërtesës ishin edhe forcat e zjarrfikses të cilët ndihmuan në uljen e pluhurit të madh të shkaktuar nga shpërthimi.
Objekti është ndërtuar 5 vjet më parë nga një familje e ardhur nga Dibra. Por, ata janë larguar para një viti e gjysmë me kërkesë të Komunës Kashar, e cilia kishte konstatuar se ndërtesa ishte ndërtuar pa leje.
Ndërsa sipas planit urbanisitik të Komunës në truallin e ndërtesës ishte parashikuar ndertimi i rrethrrotullimit të rrugës Teodor Keko.
Prej disa ditësh INUK ka ndërmarrë aksione në zonën e Unazës së Re, nga rreth rrotullimi i Doganës dhe deri tek Pallati me Shigjeta, ku nuk janë raportuar konflikte me pronarët. - See more at: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/wNb1ok_h1uU/mqdefault.jpg)