Sinqeriteti në adhurimin ndaj Allahut, të Vetmit të Plotfuqishmit, është origjina e të gjitha parimeve në Islam.
Sinqeriteti në adhurim është sikurse shpirti për trupin. Në momentin kur shpirti del nga trupi, njeriu vdes. Kështu është edhe me veprën në të cilën s’ka sinqeritet, ajo nuk ka kurrfarë vlere.
Në një prej porosive të tij, Profeti Muhamed (a.s), shprehet kështu: “Kush largohet nga kjo dynja duke qenë i sinqertë me Allahun, me namaz e zekat të kryer, është larguar duke qenë Allahu i kënaqur me të."
Allahu na bëftë prej besimtarëve të sinqertë e të devotshëm! 🤲
![](https://i.ytimg.com/vi/wQ0pd5TSzvQ/maxresdefault.jpg)