Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri do të shqyrtojë këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar I bashkisë së Himarës, para Këshillit bashkiak të qytetit.
Beleri mbahet në burg që prej muajit maj, kur u kap në flagrancë duke blerë vota për kandidaturën e tij për drejtimin e bashkisë së Himarës, teksa ndonëse nga burgu, ia dli t ëfitojë në zgjedhjet e 14 majit.
Fredi Beleri nuk ka arritur të betohet si kryetar I bashkisë së Himarës, pasi mbahet në burg prej 7 muajsh me akuzën për blerje vote, teksa pas refuzimit të GjKKO-së, ka çuar në apel kërkesën për të bërë betimin para Këshillit Bashkiak.
Ndërkohë, për seancën e sotme është paralajmëruar edhe prania para gjykatës e një numri familjarësh dhe simpatizantësh të Belerit.
Çështja Beleri ka shkaktuar edhe një ngrirje të raporteve mes Shqipërisë dhe Greqisë, me këtë të fundit që ka bërë presion të vazhdueshëm për lirimin, ose lejimin e tij për të kryer betimin si kryetar I Bashkisë së Himarës.
Megjithatë kryeministri Edi Rama, në Kongresin e Partisë Socialiste të premten e 8 dhjetorit, theksoi edhe njëherë se gjyqësori në Shqipëri është I pavarur dhe se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje në komnpetencat e tij.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Beleri#Betimi
![](https://i.ytimg.com/vi/wVrQvvKSfGg/maxresdefault.jpg)