[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim, tre koalicioneve dhe të gjitha subjekteve politike i janë kthyer për korrigjim listat e kandidatëve për deputetë. Parregullsitë e vërejtura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë të ndryshme, që nga numri më i lartë i kandidaturave nga sa parashikon kodi zgjedhor, 153, mosrespektim të kuotës gjinore apo mangësi në të dhënat personale për kandidatët për deputetë. Parregullsi më të shumta janë vërejtur në kandidaturat e koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim. Me përjashtim të Tiranës dhe Lezhës, në të dhjetë qarqet e tjera nga koalicioni opozitar është tejkaluar numri i kërkuar i kandidatëve për deputetë. Përveç kësaj Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, në Tiranë dhe Korçë, nuk ka respektuar renditjen në kuotat gjinore. Një tjetër problematikë është vërejtur edhe në mos-përmbushjen e formularit të vetëdeklarimit të kandidatëve për deputetë. Rregullimet e kërkuara nga KQZ në rastin e koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike nuk do të reflektojnë ndryshime të qenësishme nga ajo që është lista kryesore e kandidatëve për deputet.Arsyeja e kthimit për Partinë Socialistë është mosrespektimi i kuotës gjinore në listën e kandidaturave në qarkun e Elbasanit. Edhe në rastin e socialistëve parregullsia nuk do të thotë një përmbysje të listës pasi korrigjimi do të bëhet për emrat e renditur në fund.Afati i fundit për korrigjimin e gabimeve si nga partitë dhe koalicionet është 16 Mars. Përtej kësaj date, nëse subjektet nuk plotësojnë të gjitha kriteret sipas kodit të ri elektoral, ato përjashtohen nga konkurrimi për zgjedhjet e 25 Prillit. Me përfundimin e këtij procesi, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet edhe përcaktimi i fletës së votimit.
Ещё видео!