Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të martën në një takim, për të diskutuar sulmet e dy ditëve të fundit në Ukrainë, të cilat lanë të vrarë së paku 36 persona.
Takimi do të zhvillohet me kërkesë të Britanisë, Francës, Ekuadorit, Sllovenisë dhe SHBA-së.
“Ne do ta dënojmë sulmin frikacak të Rusisë në spital”, tha përfaqësuesja e përhershme e Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara, Barbara Woodward.
Spitali i Fëmijëve Ohmatdyt, që është objekti më i madh i pediatrisë në Ukrainë, u sulmua të dielën vonë, duke lënë të vrarë dy persona.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia e ka sulmuar qëllimisht Spitalin, të cilin ai e përshkroi si ndër më të rëndësishmin për fëmijët në Ukrainë.
“Rusia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për të gjitha krimet e saj. Kundër njerëzve, kundër fëmijëve, kundër njerëzimit”, tha Zelensky.
“Është shumë e rëndësishme që bota të mos heshtë për këtë tani dhe që të gjithë të shohin se çfarë është Rusia dhe çfarë po bën”, shtoi ai.
Të paktën 36 njerëz janë konfirmuar të vrarë dhe 140 të plagosur si rezultat i sulmeve ruse me raketa në të gjithë Ukrainën, të hënën, sipas autoriteteve.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se sulmet vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, të cilat, sipas Kievit, kanë lënë dhjetëra njerëz të vrarë, janë veçanërisht tronditëse.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KëshilliSigurimit#TopChannelNews
Ещё видео!