Majlind Lazimi, ekspert ekonomie deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se projektligji për tatimin e profesioneve të lira nuk i sjell ndonjë përfitim të madh qeverisë nga ana ekonomike.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Lazimi tha se ka pabarazi fiskale për profesionet e lira dhe kanë qenë madje dhe institucionet ndërkombëtare që kanë bërë thirrje që qeveria të shohë me kudjes përjashtimet e mundshme.
Ekspertja kontabël, Etleva Treska, e kundërshton për shumë aspekte.
Ajo thotë se para se të mendohet për këtë ndryshim ligji për tatimin për profesionet e lira, shteti të mendoj për formalizmin e ekonomisë dhe krijimin e barazisë mes bizneseve, disa prej të cilave punojnë pa letra.
Ещё видео!