Shefi i sigurisë kibernetike të Gjermanisë, Arne Schönbohm, u shkarkua të martën, për shkak të lidhjeve të tij me një grup që ka qenë në kontakt me qarqet e inteligjencës ruse.
Schönbohm, i cili ka qenë drejtues i Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI), është kritikuar për lidhjen e tij me një shoqatë të quajtur Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë, e cila vetë është kritikuar për lidhje me qarqet e inteligjencës ruse. Schönbohm, 53 vjeç, kishte qenë president i BSI që nga shkurti 2016.
Eksperti më i lartë i qeverisë për sigurinë kibernetike u akuzua se i kishte marrë lehtë kritikat e përsëritura për kontaktet e tij të vazhdueshme me Këshillin e Sigurisë Kibernetike në Gjermani, një shoqatë të cilën ai vetë e krijoi 10 vjet më parë.
Akuzat e raportuara kundër Schönbohm kishin "dëmtuar përgjithmonë besimin e nevojshëm të publikut në neutralitetin dhe paanshmërinë e udhëheqjes së presidentit të autoritetit më të rëndësishëm gjerman të sigurisë kibernetike", thuhet në deklaratën e ministrisë së brendshme.
Zëdhënësja e politikës së sigurisë për të Gjelbërit në Bundestag, Sara Nanni, postoi në Tëitter se shkarkimi i Schönbohm ishte një "vendim i mirë".
Manuel Höferlin, zëdhënës i FDP-së liberale, partia e tretë në koalicion, paralajmëroi që posti të mos mbetet vakant, në sfondin e "sulmeve aktuale në infrastrukturën tonë kritike dhe rrezikun e madh nga Rusia”. Ai i referohej sabotimit të pashpjegueshëm në rrjetin hekurudhor, disa ditë më parë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ArneSchönbohm#Germany#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/wgxeoObjtn4/maxresdefault.jpg)