Tentativa e tretë e Fredi Belerit për të kryesuar Himarën nuk u finalizua për shkak të provave që e implikojnë në shit blerje votash. Paradoksalisht teksa gjykata nuk ka dalë ende në një vendim të formës së prerë, mbrojtjen publike të Belerit e kryen Sali Berisha, ish president i vendit në vitin 1994, kohë kur për Masakrën e Peshkëpisë një ndër të akuzuarit ishte pikërisht Fredi Beleri.
Në vitin 2015, kur dekriminalizimi nuk ishte miratuar akoma, Beleri kandidoi nën siglën e PBDNJ-së për kryetar bashkie i Himarës, por asokohet përgjigjia e himariotëve erdhi me votë dhe nuk arriti të rezultonte fitues përballë kandidatit socialist Jorgo Goro. Tentativa e dytë e Belerit në vitin 2019 për të garuar në Bashkinë e Himarës, u mbyll me një vendim refuzues të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për shkak të dekriminalizimit.
Gjykata e Vlorës e kishte dënuar Belerin me tre vite burgim për akuzën e nxitjes së urrejtjes ndëretnike. Ngjarja daton në vitin 2003 ku në një qëndër votimi Beleri ishte protagonist i thirrjeve antishqiptare dhe akteve të dhunshme. Beleri iu arratis hesapeve me drejtësinë shqiptare duke ikur drejt Greqisë dhe vendimin e ankimoi edhe në Strasburg.
Në vitin 2023, kandidati i koalicionit Berisha – Meta, Dhionisios Alfred Beleri u shfaq në Himarë krah ekstremistit grek Babis Karathanos, një emër jo i panjohur për autoritetet ligj-zbatuese shqiptare. Arrestimi i Belerit si i dyshuar për shit blerje votash krisi marrëdhëniet me shtetit fqinj teksa vetë kryeministri Rama kërkon për këtë çështja politika vendase dhe e jashtme të mbajë duart larg nga drejtësia.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#FrediBeleri#
![](https://i.ytimg.com/vi/wiAemfYKxFI/maxresdefault.jpg)