Dy helikopterët Black Hawk të mbërritur së fundmi në Shqipëri nuk do të jenë të vetmit që i bashkohen flotës sonë ajrore.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se deri në vitin 2030 synohet të kemi një flotë prej 6 helikopterësh Black Hawk.
“Do të vazhdojmë të unifikojmë sa më shumë të mundim flotën tonë ajrore drejt helikopterëve Black Hawk. Jemi në bisedime për dy të tjerë në periudhën afatmesme dhe deri në vitin 2030 ne shpresojmë që Shqipëria të ketë një flotë prej 6 helikopterësh Black Hawk. Është një donacion i partnerëve tanë strategjikë të SHBA, por edhe me një pjesë nga buxheti i shtetit”.
Dy helikopterët Black Hawk janë porosia e parë e Shqipërisë për këtë model, mbështetur nga fondi i ndihmës së SHBA me vlerë mbi 50 milionë Dollarë. I Ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë David Wisner nga baza ajrore e Farkës vlerëson përgatitjen e pilotëve shqiptarë dhe ekipeve të mirëmbajtjes.
“Kemi dëgjuar nga Uashingtoni, nga Alabama dhe gjithë trajnimet e tjera që ju keni bërë se çfarë pilotësh të shkëlqyer keni. Jemi vërtetë krenarë për këtë partneritet”.
Siguria dhe mbrojtja janë tashmë tashmë kryefjala dhe sfida e të gjitha vendeve të rajonit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/wrH65V1Gtpw/maxresdefault.jpg)