Më shumë se 50 milionë njerëz, një shifër kjo gati e paimagjinueshme, llogaritet të kenë humbur jetën në mbarë botën nga pandemia e viteve 1918-1919, e njohur ndryshe si "gripi spanjoll". Ajo u pa si sëmundja më vdekjeprurëse në rang global që prej murtajës, apo Vdekjes së Zezë.
Ishte dicka e rrallë në mesin e viruseve jo aq të rrezikshme të gripit e goditi më shumë të rinjtë e shëndetshëm, që shpesh shuheshin brenda vetëm brenda disa ditësh nga shfaqja e simptomave të para. Në Shtetet e Bashkuara, gripi spanjoll e jetëgjatësinë mesatare me 12 vjet. Autoritetet e shpallën asokohe pandeminë të mbyllur pas dy vjetësh. “Raporti më i mirë shëndetësor për qytetin në 53 vjet”, shkruante Neë York Times 4 janarin e vitit 1920. Entuziasmi megjithatë nisi të bjerë pas disa javësh, dhe shifrat u rritën sërish. Banorët u siguruan se virusi përgjegjës për valën e re do të ishte më i butë, dhe personat që e sëmurë një vit më parë, tashmë, do të ishin imunizuar.
Por a u zhduk vërtet gripi më i tmerrshëm në histori? Pas infektoi rreth 500 milionë vetë në mbarë botën në vitet 1918 dhe 1919, që atëherë llogaritej si gati një e treta e popullsisë globale, shtami H1N1 që shkaktoi gripin spanjoll doli në plan të dytë e përshkrua si grip i zakonshëm sezonal. Megjithatë, herë pas here, pasaardhës të drejtpërdrejtë të tij kombinoheshin me gripin e shpendëve apo të derrit duke krijuar shtame të fuqishme pandemike, si ai i vitit 1957, ai i 1968 që përkon me gripin e tmerrshëm të Hong Kongut nga i cili në një vit vdiqën 1 deri në 4 milionë vetë në mbarë globin, si dhe ai i 2009-tës. Këto shpërthime mendohen se u krijuan të gjitha pjesërisht nga virusi i vitit 1918 , cka i dha gripit spanjoll titullin e urryer "nëna e të gjitha pandemive".
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#GripiSpanjoll#Experts#TopChannelNews
Ещё видео!