Albin Kurti vazhdon t`i bëjë thirrje ndërkombëtarëve të ndëshkojnë Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, në të kundërt, ajo sipas tij, është e destinuar ta përsërisë. Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” , kryeministri i Kosovës foli gjatë për sulmin e para dy javëve në Banjskë të Zveçanit, duke i mëshuar idesë së ky akt nxori në pah vështirësitë dhe “nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë”.
“Është e qartë se sulmi terrorist në Banjskë në Zveçan kërcënoi integritetin tonë territorial, sovranitetin shtetëror dhe sigurinë kombëtare. Ai nxorri gjithashtu në pah vështirësitë tona, si dhe nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë. Po e përsëris se provat e mbledhura gjatë hetimeve të kryera tregojnë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni kundër Republikës së Kosovës. Për këtë Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht.
Nëse edhe ky akt mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta përsërisë krimin”, u shpreh Kurti. Kur iu përmendën kritikat e disa vendeve perëndimore ndaj Kosovës për dialogun dhe u pyet se në ndihmën e kujt po llogarit, ai nënvizoi se Kosova mbështetet në ndimën e bashkësisë ndërkombëtare dhe se Prishtina po mban kontakte të rregullta me SHBA-në dhe shtetet anëtare të BE-së. Kurti deklaroi se i ka kërkuar Jake Sullivanit, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, rritjen e mbështetjes për Kosovën kundër planeve të Serbisë për luftë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AlbinKurti#Kosovë#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/wvkddSKvH08/maxresdefault.jpg)