15 urdhra konfiskimesh për ndërtime që kanë tejkaluar lejen e ndërtimit janë firmosur këtë fillim jave nga Kryeministri, i cili duket shumë i fokusuar tek dhënia e mesazhit se operacioni për këtë kategori ndërtimesh do vijojë.
“Kam firmosur plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale”.
Rama ju kthen përgjigje dhe të gjithë skeptikëve të këtij operacioni, duke ju kujtuar se qeveria nuk ka fuqi amnistuese siç ata kanë deklaruar se qëllimi final është për të favorizuar oligarkët e ndërtimeve.
“Qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd dhe edhe po të dojë madje dhe konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. E vërteta është që për të gjitha këto, letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”.
Në shënjestrën e këtij operacioni nuk janë vetëm ndërtimet në kryeqytet, siç pohon Kryeministri, që ndërhyrja ligjzbatuese ka dalë jashtë kufijve të Tiranës. Vetë ai mendon se rezultatet e operacionit do të jenë të dukshme dhe se nuk do të ketë më ndërtues që me këto sanksione që po ndermerren do t’i shkojë në mendje të dalë përtej lejes së dhënë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/wwlQm5gxyDM/maxresdefault.jpg)