Së bashku me mjekun specialist flasim për diabetin e shtatzanisë. Disa gra rreth javës së 28-të të shtatzanisë përballen me një fenomen të pa njohur më parë për to, siç është Diabeti Gestacional. Sipas OBSH-së në çdo 7 lindje një grua shtatzanë vuan nga Diabeti Gestacionel. Një diagnozë e tillë nuk do të thotë se ka patur diabet të fshehtë para shtatzanisë, apo se do të ketë detyrimisht diabet të vazhdueshëm edhe pas saj. E rëndësishme është të bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe të merren masat e duhura në mënyrë që nëna dhe fëmija të jenë mirë gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni programin e plotë.
Ещё видео!